Categories Lajme

“Shikoja ëndrra sikur i gjeja”, Aida Shtino rrëfen pengun e emisionit “Njerëz të Humbur”: Cilat ishin historitë që e lanë pa gjumë

Gazetarja dhe moderatorja Aida Shtino që shënoi kulmin e karrierës me emisionin “Njerëz të Humbur” do të rikthehet sërish në ekran, por këtë herë me emisionin “Identiteti” që do ti dedikohet historisë së vendit tonë. Emisioni i ri fillon prej ditës së nesërme në orën 20:30 dhe do të transmetohet çdo të premte në ekranin e Fax News.

E ftuar tek “Me Xhaxhiun”, Shtino ka folur edhe për “Njerëz të Humbur” duke treguar se i mungon shumë dhe aso kohe, aq shumë përfshihej në ngjarje sa shihte në ëndërr sikur gjente njerëz.

“Më mungojnë dhe është një pjesë e jetës time që nuk do ta harroj kurrë dhe i përket asaj pjese të profesionit tim ku kam dhënë shpirtin dhe gjithë pasionin tim për punën dhe e kam bërë me dëshirë. Ka shumë dosje që janë të pagjetura dhe nëse do më jepet mundësia, pse jo, mund të bëja paralelisht të dyja emisionet. Sa më shumë të kërkohet rreth një qenie njerëzore dhe të gjendet se ku ndodhet, aq më mirë është.

Kur kam pasur emisionin, shikoja gjithë kohës ëndrra sikur i gjeja, sikur i kërkoja. Besoj se do të vijë një kohë që do ti shkruaj të gjitha ato përjetime, kam filluar, jam në përfundime të disa librave”, u shpreh Shtino.

Ndërsa thekson se i kanë mbetur peng dosjet e fëmijëve të humbur, një pjesë e madhe e të cilëve nuk janë zbuluar ende dhe në ditët e sotme.

“Kam qarë, pothuajse për çdo emision kam qarë pavarësisht se publiku nuk më shikonte se regjia e lëvizte kamerën se unë duhet të isha e fortë, por ishte e pamundur të mos përfshihesha. Jam nënë vetë dhe e di shumë mirë një moment kur nuk përgjigjet fëmija. Kam shumë pengje sepse nëse do vazhdonte ai emision, ndoshta atyre njerëzve do tu jepej mundësia që të gjendeshin. Pengje kam përsa i përket dosjes së fëmijëve të humbur që janë të shumta dhe këtë e them me keqardhje dhe fatkeqësisht nuk janë të gjetur.

Akoma më shkruajnë mesazhe kur do rikthehesh sepse ndoshta emisioni ka qenë e vetmja dritare për këta dhe këtu doja ti bëja një thirrje dhe organeve të policisë apo ministrisë së brendshme, duhet të hapin një zyrë që të jetë për kërkimin e njerëzve të zhdukur sepse Shqipëria ka shumë. Kam pasur mbi 4 mijë dosje njerëzish të humbur. Shumica kanë qenë të ikur në emigracion”, tha Shtino.

Sa i përket historive që e kanë goditur më shumë dhe mund ta kenë lënë disa netë pa gjumë, përmend: “Bleona Matën, Juliana Hoxhën. Ka qenë historia e Altin Zekës për të cilin kemi kërkuar shumë, kemi zbuluar të gjithë itinerarin se ku mund të kishte qenë dhe të gjitha informacionet na çonin në Londër, shpesh herë mendonim se ishim afër tij, por zbrazej komplet gjithë piramida që ngrihej.” (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME