Categories Lajme

Shirat e dendur rrisin nivelin e lumit të Senës

Parisi mbetet i mobilizuar për mundësinë e përmbytjeve pasi niveli i lumit të Senës që rrjedh brenda kryeqytetit francez po ngrihet rrezikshëm. Shirat e dendur e rritën të martën mbi 4 metra lartësinë e ujit, duke vërshuar bankinat e përdorura nga këmbësorët, çiklistët dhe pikat e vogla të shitjes.

Edhe pse niveli është si vitin e kaluar, autoritetet këtë radhë i druhen më të keqes. “Kam bërë shkollën aty dhe sa herë atëherë shikoja këmbët e Suavit, ngaqë dihet se kur këmbët e tij janë nën ujë, Sena është rritur!” – Jean Claude Le Guern “Çdo vit është pak a shumë e njëjta gjë, niveli është pak më ulët ose pak më lart. Por kjo e ka një të bukur sepse tregon se moti po ndryshon, se po vjen pranvera.”-Gabriel Pertossa

Meteorologët e kanë vendosur zonën e Senës me ngjyrë të verdhë, duke pritur vigjilencë të shtuar nga fryrja e lumit por jo dëme të mëdha materiale. Të hënën niveli i ujit u rrit me 30 centimetra në 4 metra e 45 cm, rreth 1 metër e gjysmë krahasuar me të enjten e kaluar.

Në rrezik përmbytjeje janë vendosur edhe 21 rajone në jugperëndim dhe verilindje të Francës, ndërsa autoritetet kanë udhëzuar qytetarët të kenë kujdes pasi kureshtja për të parë nga afër situatën me lumin në zonën e tij, i mori jetën pak ditë më parë një 70-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME