Categories Lajme

Shkarkimi/ ‘Venecia’ vendos sot për fatin e Ilir Metës

Komisioni i Venecias pritet të japë sot vendimin përfundimtar për hetimin ndaj Presidentit Ilir Meta, nëse ka shkelur apo jo kushtetutën me dekretin për anulimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet lokale.

Meta ka deklaruar më herët se nëse do Venecia do ta binde që ka shkelur Kushtetutën ai do të jepte dorëheqjen. I ftuar në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme Kreu i Shtetit, u shpreh se Komisioni i Venecias nuk i tregon se cilin nen ka shkelur dhe u zotua se në zyrën e presidentit deri në korrik të vitit 2022.

Kreu i shtetit kishte deklaruar se do të shkonte vet kur Venecia do të jepte vendimin përfundimtar për të, por sot të pranishëm në mbledhjen e komisionit kanë shkuar këshilltarët e tij. Bledar Dervishaj, Arben Cici dhe Ilda Zhulali janë tre këshilltarët e Ilir Metës sot në komision, ndërsa në mbledhje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të mazhorancës.

Por si nisi gjithçka?

Gjithçka erdhi pas vendimit të mazhorancës për shkarkimin e Metës. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi.

Vendi u fut në zgjedhje. Njëkohësisht nga ana e socialistëve nisi edhe procedura për shkarkimin e Metës. Tashmë shkarkimi i Metës ndodhet në dorë të Komisionit Hetimor, i cili do të nxjerrë një raport. Më pas kjo çështje do i kalojë Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë që më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale.

Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që i jep Kushtetuta, por theksohej se nuk mund të shkarkohet.

“Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”. shkruhej në raport.

Menjëherë pas këtij raporti erdhi reagimi i Presidentit Meta, i cili i kërkoi presidentit të Komisionit të Venecias, Giani Buquicchio të reflektojë mbi projekt-opinionin ku thuhet se Presidenti i Republikës ka shkelur kushtetutën, duke thënë se kjo mund të ndikojë negativisht në zgjidhjen e krizës në vend.

Në reagimin e tij, Meta theksonte se publikimi i raportit të Venecias në këtë kohë rindezi edhe një herë polarizimin politik, pikërisht kur palët sipas tij po rivendosnin një urë dialogu. Kreu i Shtetit kërkon që shqyrtimi i kësaj çështjeje të marrë vëmendjen e plotë të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME