Categories Lajme

Shkarkohet dhe lirohet nga Forcat e Armatosura dhe nga ushtria Artur Meçollari (Motivacioni)

Është liruar dhe shkarkuar nga detyra e Forcave të Armatosura dhe nga ushtria Artur Meçollari. Meçollari është liruar nga detyra me pretendimin e shkeljeve të rënda disiplinore, dhe për këtë është shpallur fajtor dhe është marrë masa disiplinore shumë e rëndë “Shkarkimi dhe lirimi nga Forcat e Armatosura”.

Motivacioni i shkarkimit të Meçollarit nga Forcat e Armatosura është bazuar në pikën 2 të nenit 12 të ligjit 173/2014, pasi kryerja e shkeljes së tretë disiplinore brenda një periudhe njëvjeçare, konsiderohet shkelje shumë e rëndë disiplinore dhe masa e dhënë për këtë shkelje do të jetë në përputhje me masat për shkeljet shumë të rënda, sipas nenit 13 të këtij ligji.

Në bazë të nenit 13, Meçollari është shkarkuar për shkak të përdorimit, shpërndarjes apo vendosjes së mjeteve ose ambienteve ku shërbejne Forcat e Armatosura, të simboleve apo reklamave të organizatave, politike apo shoqërore me përjashtim të atyre me karakter humanitar. Kujtojmë se në gusht të këtij viti Artur Meçollari, Zv/Komandant i Flotës Detare Shqiptare u lirua nga detyra me urdhër të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kapiten i parë Meçollari, do vinte në dispozicion të një mikut të tij ish-ushtarak, një prej anijeve të flotës tonë detare për të kryer ceremoninë e dasmës së të birit, ky i fundit civil. Vetë Meçollari deklaroi për mediat në atë periudhë se nuk ka qenë ai që e ka dhënë lejen për zhvillimin e ceremonisë, por një titullar nga Ministria e Mbrojtjes, ministri e cila edhe firmosi shkarkimin e tij.

“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari në atë kohë. Artur Meçollari nuk është një emër i panjohur për publikun edhe më herët. Ai është konsideruar edhe si spiun nga ish-Kryeministri Berisha, kur iu atashua grupit të negociatorëve për kufirin detar me Greqinë, dy vite më parë.

Ai ishte shkarkuar me herët dhe liruar nga ushtria për shkelje të betimit ushtarak, me urdhër të ish-Ministrit Imami, por u rikthye në detyrë pas vitit 2013. Së fundmi, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është emëruar Gjeneral Bajram Bega, një ushtarak karriere dhe emër i njohur brenda radhëve të hierarkisë së lartë ushtarake.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME