Ditën e premte është shkarkuar nga Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shefi i Komisariatit të Sarandës, Syrja Bello. Bello do të zëvendësohet në detyrë nga Klodjan Kondo. Shkarkim i tij vjen një ditë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen që ky i fundit mbajti me drejtorët vendorë të Policisë së Shtetit.
Gjatë takimit, numri një i qeverisë u ndal te rasti i Sarandës, ku pak ditë më parë, janë përleshur me armë të ftohta pronarë të lokaleve. Ai tha se duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit komandues të Sarandës, përjashtimin imediat dhe ndëshkimin penal të personave përgjegjës.
“Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, tha kryeministri. Pak ditë më parë, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit pësoi një rrokade ndryshimesh ku përveç drejtorëve të Policisë së Shtetit të Qarqeve të Tiranës dhe Gjirokastrës, të gjithë të tjerët janë zëvendësuar.
Gjithashtu, ndryshime ka pasur edhe në nivelin e zëvendësdrejtorëve. Këto lëvizje erdhën pas deklaratave të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi, për të transformuar policinë si pasojë e ngjarjeve të ndodhurave kohët e fundit në vend
