Categories Lajme

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë, 21 të arrestuar

Autoritetet spanjolle kanë goditur dhe arrestuar anëtarët e një bande shqiptaro-kosovare që merrej me grabitje dhe e kishte selinë në Madrid.

Mediat spanjolle kanë raportuar se ata akuzohen për 57 grabitje me forcë , përfshirë një të kryer në një shtëpi ku banorët e saj ishin në brendësi. Një total prej 21 personash janë arrestuar për krime të kryera në shumë qytete në Spanjë përfshirë edhe kryeqytetin, Madridin.

Hetimet policore filluan si rezultat i një serie grabitjesh, e para prej tyre e kryer në mars 2019 në Malaga dhe kompania që ra pre e grabitjes paraqiti disa elementë që tregonin se ishin të njëjtit njerëz.

Objektivi kryesor i organizatës ishin paratë nga kasafortat e ndërmarrjeve, megjithëse ata akuzohen gjithashtu për një grabitje brenda shtëpive, ku në Malaga kishin vjedhur bizhuteri me vlerën 10,000 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME