Categories Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në disa zona të Kosovës, Gjilani aktivizon shtabin emergjent

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje në disa komuna të Kosovës gjatë së shtunës. Nga shiu janë prekur Vitia, Rahoveci, Kllokoti, Gjilani dhe disa zona e Dukagjinit.

Komuna e Gjilanit ka aktivizuar shtabin emergjent, ku deri tash janë 52 kërkesa për ndihmë, kryesisht nga drejtuesit e veturave në komunikacion. Bëhet e ditur se një familje në lagjen Deremhallë të Gjilanit është evakuuar.

Komuna ka apeluar qytetarët që gjatë kohës së reshjeve të mos qarkullojnë me vetura, ndërsa për probleme mund të drejtohen në numrat 112 dhe 193.

Reshje shiu ka pasur edhe në Prishtinë dhe komuna të tjera mirëpo nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do përballet me vranësira të dendura që përpos reshjeve të shiut, do të ketë edhe shkarkime rrufesh./meteoballkan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME