Categories Lajme

Varianti DELTA, epidemiologu Alimehmeti jep detajet e forta: Është më ngjitës, 40% më i transmetueshëm dhe…

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka folur sot i ftuar në emisionin “Kjo javë” për covid-19, dhe specifikisht për variantin Delta.

Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.

Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.

Varianti DELTA, në optikën tuaj ka mbërritur?

Ilir Alihmehmeti: Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA.

Varianti DELTA, të çon në fatalitet?

Ilir Alimehmeti: Çfarëdolloj virusi të dërgojnë në fatalitet. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton.

Kur ky variant kalon te një person që ka antitrupa, çfarë ndodh?

Ilir Alimehmeti: Në statistikat globale, nuk mblidhet numri i rasteve nga riinfektimet dhe vdekjet sepse numrat janë tepër të vogla. Tani, duhen dy doza me detyrim, efektiviteti bie. Eksperimenti më i dukshëm është Britania e Madhe. Atje ka mbi 30 mijë raste ditore, janë të hapur dhe që nga prilli thuhet se ka variantin DELTA. Ata që nga prilli e sot, e kanë mesataren nën mesatare.

Vaksinat njihen nga EMA, por vaksinat që nuk janë njohur. Ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, si është frika me variantin DELTA, sa dëm shkakton. Kemi 2 ndarje, botë perëndimore dhe Lindore. Ata ecin me parimin, e transperancës, ndërkohë bota Lindore mendon më ndryshe, ka shumë pak studime për vaksinat lindore.

Kemi barrierë gjuhe me atje ku prodhohen këto vaksinat. Pfizer, AstraZeneca, kanë ulje vaksinimesh. Ne na intereson fort shtrimi në spital dhe vdekja. Sa i përket vaksinës kineze, di që ka një universitet kinez për ta studiuar ndaj variantit DELTA dhe po presim raportet zyrtare të shtetit të Kilit. Sepse ajo është një shtet i pasur, ka qenë dimër atje. Nëse na vjen ndonjë përgjigje që s’na pëlqen duhet të mendojmë për doza shtesë ose jo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME