Categories Lajme

Shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Australi, arrestohet anëtari i 7

Policia Federale e Australisë ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare. Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, së fundmi është vënë në pranga një tjetër anëtar i kësaj organizate duke e çuar numrin në total të të arrestuarve në shtatë.

Bëhet fjalë për një 31-vjeçar ndaj të cilit ishte lëshuar edhe një urdhër kontrolli në banesë. Atij iu sekuestruan disa gjëra të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe celulari dhe disa pajisje elektronike.

Personi i arrestuar është akuzuar për kultivim kanabisi dhe pritet që të dalë në gjykatë të premten. Detektivët e policisë australiane janë shprehur se i arrestuari, nën urdhrat e grupit kriminal, ka drejtuar katër shtëpi bari në Melbourne.

Më herët, autoritetet australiane kanë vënë 6 persona, mes të cilëve edhe një agjent imobilar.

Hetimet për grupin në fjalë kanë nisur që vitin e kaluar. Po vitin e kaluar është arrestuar edhe një 36-vjeçar, i cili dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal.

Mediat australiane nuk bëjnë të ditur asnjë emër të të arrestuarve./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME