Categories Lajme

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, banda drejtohej nga një shqiptar

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Siç raportojnë mediat italiane, njëri prej shqiptarëve të arrestuar, rezultuan i dënuar më 2019-ën me 4 vite burg për akuzën e trafikut të drogës. Ai është kapur me 25 kg marijuanë, ndërkohë që luante rolin e drejtuesit dhe organizatorit të trafikut të të lëndëve narkotike provincat e Livornos dhe Firences.

Njëri nga italianët ishte “dora e djathtë”, e shqiptarit. Ai luante rolin e llogaritjes së shitjes së drogës, mbledhjes së parave dhe mbajtja e kontakteve me korrierët e ndryshëm të drogës. Po ashtu të përfshirë ishin dhe dy persona të tjerë, të cilët ndihmonin dy bosët kryesorë. Policia italiane  sekuestroi rreth 35 gramë kokainë, rreth 800 gramë hashash dhe afërsisht 1 kilogram marijiuanë, si dhe materiale për peshim dhe paketim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME