Categories Lajme

Shkatërrohet rrjeti i tregtisë së paligjshme të arit në Greqi

Një rrjet i paligjshëm i tregtisë së arit që ishte shtrirë në të gjithë Greqinë është shkatërruar nga policia në një operacion të gjatë që nisi të martën në Atiki, Selanik dhe në qytetin e Volosit.

Sipas burimeve të policisë, operacioni i madh është ende në zhvillim e sipër, ndërkohë që sasi të mëdha ari, argjendi, bizhuteri, para kesh dhe armë janë konfiskuar.

Policia ka arrestuar 59 persona, përfshirë një 51-vjeçarin Dimitri Rikardo Milonas, që fitoi shumë përparësi në kulmin e krizës financiare greke me reklama televizive për dhjetra dyqane pengjesh që ai kishte në zotërim për tregtinë e arit dhe argjendit.

Milonas dhe të dyshuarit e tjerë të arrestuar, tregtarë ari dhe të mallrave të vjedhura, janë akuzuar për blerjen e arit dhe argjendit nga një bandë me rreth 20 shtetas të huaj që vidhnin shtëpitë.

Një pjesë e arit dhe argjendit që ishte marrë nga Milonas shkrihej dhe dërgohej kontrabandë jashtë vendit në Turqi dhe Gjermani.

Në vitin 2016, policia greke shkatërroi një bandë romësh që kishin kryer më shumë se 500 grabitje dhe bashkëpunonin me dyqanet e argjendit dhe bizhuterive.

Që nga fillimi i krizës së borxhit në fund të vitit 2009, që e çoi Greqinë në prag të falimentit, shumë grekë blenë ar dhe argjend duke pasur frikë nga humbja e kursimeve të tyre në para,  në rast të rikthimit të parasë vendase apo ‘goditjes’ së depozitave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME