Categories Lajme

‘Shkelje e të drejtave të njeriut’/ Përgjime pa lejen e prokurorisë,

ReportTv zbardh ekskluzivisht nga një dokument siguruar në parlament me qëndrimet e prokurorisë së posaçme anti -korrupsion dhe prokurorisë së përgjithshme kundër propozimit për ndryshimet ligjore për përgjimet dhe komitetit kombëtar të parandalimit të luftës kundër krimit të organizuar.

SPAK jep dakordësinë për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për ligjin antimafia, ndërsa e cilëson antikushtetues ngritjen e komitetit në varësi të ministrit të Brendshëm i cili do të përfshijë edhe prokurorin e përgjithshëm dhe SPAK.

Sipas këtij dokumenti thuhet “Përfshirja në këtë komitet e prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të prokurorisë së posaçme është në kundërshtim me kushtetutën dhe aktet ligjore në fuqi”. Më tej sipas argumenteve të depozituara në parlament shpjegohet se “Prokurori i përgjithshëm dhe drejtuesi i SPAK janë funksione të parashikuara në kushtetutë, si të pavarur nga ekzekutive”.

Këto raporte thuhet në këtë draft janë të rregulluara me ligj dhe përcaktohet qartë se qeveria i përcjell atyre politikat nëpërmjet ministrisë së drejtësisë. Pika më e nxehtë edhe e debatit publik e politik këto ditë ajo e përgjimeve sipas dokumentit ekskluziv siguruar nga ReportTv tashmë depozituar në parlament, kundërshtohet dhe ky ndryshim.

SPAK thotë se dhënia e të drejtës së përgjimit punonjësit të policisë jashtë kontrollit të gjykatës si dhe mospërcaktimi qartë në projektligj se cfarë vlere provuese do të kenë faktet e konfirmuara nga policia e shtetit, përbën një shkelje serioze të lirive e të drejtave të njeriut.

Në rast të përgjimeve parandaluese SPAK thotë se tashmë ka një bazë ligjore dhe është kreu i gjykatës së apelit të posaçëm që miraton këto kërkesa dhe nuk ka arsye të ketë ndryshim ligjor. Më tej në dokument theksohet se propozimi për procedimin policor me veprime gjurmuese hetimore bie ndesh me legjislacionin pasi të drejtën e hetimit e ka vetëm prokuroria dhe jo policia. Edhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela është shprehur kundër projektligjit./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME