Categories Politike

Shkeljet ligjore të Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme

Nga Arjan Balla Raporti për monitorimin e punës së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku ka nxjerrë në pah shkeljet e saj në ushtrimin e detyrës. Komisioni ad hoc për monitorimin e ligjit “Për Organet e Drejtësisë” në raportin e publikuar së fundmi konstatoi probleme në procesin e zëvendësimit të ish-anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari.

Komisioni për monitorimin e ligjit “Për Organet e Drejtësisë “ është një komision ad hoc i krijuar me vendim të Kuvendit, që ka për qëllim monitorimin organeve të reja që parashikon ligji i mësipërm. Komisioni konstatoi se zonja Marku ka vepruar në kundërshtim me frymën e ligjit në lidhje me procesin e zgjedhjes së anëtarit të ri për KLP.

Zonja Sevdari u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në shkurt të këtij viti, duke lënë një vend bosh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas ligjit, mbasi vlerëson kandidatët për KLP, Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Prokurorëve për të zgjedhur anëtarin e ri të këtij institucioni. Ligji përcakton se për administrimin e zgjedhjeve do të krijohet një komision me përbërje prej tre prokurorësh. Zonja Marku caktoi me short 3 prokurorë në këtë komision përpara ditës së Mbledhjes së Prokurorëve.

Komisioni thekson se fryma e ligjit kërkon që komisioni të krijohet nga votat e prokurorëve pjesmarrës në këtë mbledhje. Kjo do t’i shërbente parimit të transparencës së procesit. “Në gjykimin e Komisionit, fryma e nenit  114 të ligjit si dhe parimi i transparencës së plotë të procesit, kërkon që zgjedhja me short e komisionit të votimit të bëhet në të njëjtën mbledhje të prokurorëve,” deklaron komisioni.

Një tjetër shkelje e konstatuar nga Komisioni ishte cenimi i vullnetit të prokurorëve në zgjedhjen e anëtarit të ri të KLP. Kjo, për shkak të mënyrës së votimit dhe fletës së votimit, ku përbri emrit të kandidatit ishte vetëm një kutizë, duke mos dhënë mundësi për votë kundër.

Kandidat për vendin e zonjës Sevdari ishte vetëm prokurori Vate Staka. Gjatë mbledhjes, disa prokurorë kundërshtuan vazhdimin e zgjedhjeve për KLP me vetëm një kandidat dhe propozuan:

-Të ndryshohej fleta e votimit, duke vendosur poshtë emrit të kandidatit dy kuti me PRO ose KUNDËR kandidaturës; -Kandidati të shpallej fitues, nëse merrte 50 përqind të votave.

Ky propozim u kundërshtua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku me argumentin se kjo kërkesë nuk mund të bëhej ditën e mbledhjes, sepse ligji parashikon se:

“Jo më vonë se 2 ditë para datës së mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit, Prokurori i Përgjithshëm miraton fletën tip të votimit.”

Lidhur me propozimin e dytë zonja Marku e konsideroi të pambështetur në ligj. Komisioni e ka konsideruar fletën e votimit dhe mënyrën e votimit si “cenim i të drejtës për të zgjedhur”. Sipas tij, vendosja përbri emrit të kandidatit vetëm një kutie në fletën e votimit i imponon zgjedhësit të votojë pro kandidatit ose ta shpallë të pavlefshëm votën e tij.

Ai thekson se në rastin e një kandidati të vetëm duhet të vendosen 2 kuti PRO ose KUNDËR, në mënyrë që të dallohet qartë vullneti i prokurorëve.

“Kjo mënyrë votimi (vendosja e kutive PRO dhe KUNDËR) do të shprehte saktësisht vullnetin e zgjedhësve  dhe mbështetjen që kandidati për KLP ka,” shprehet komisioni. Ky nuk është i vetmi rast i cili provon mungesën e pakët të njohjes së ligjit nga zonja Marku. Në artikuj të mëparshëm ne kemi argumentuar se disa urdhra të zonjës Marku janë hedhur poshtë nga gjykata, si dhe janë shfuqizuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për shkak të shkeljes së ligjit.

Pavarësisht fakteve të renditura më sipër, ajo sot garon për të qenë Prokurore e Përgjithshme. Burime për Exit.al bëjnë të ditur se zonja Marku do të renditet e para në vlerësimin që do të bëjë KLP. Në këtë mënyrë, nëse nuk arrin të marrë 3/5 e votave në parlament, ajo do të emërohet automatikisht si Prokurore e Përgjithshme./exit.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME