Do ta ëndërronte çdo femër por mesa duket për fat e ka Armina Mevlani. Ditët e fundit Armina Mevlani ka qenë në shtëpi për shkak se ka qenë sëmurë. Edhe pse është ndjerë jo mirë nga ana shëndetësore, ajo më në fund ia ka dalë që të buzëqeshë sërish.
Ditën e djeshme është ndjerë më mirë por jo vetëm sepse është shëruar, por edhe për shkak të një surprizë të ëmbël që ka marrë nga partneri i saj. Shkëlzeni e ka ‘përkëdhelur’ në një mënyrë mjaft të veçantë, duke e surprizuar me një kuti të madhe me trëndafila rozë. Në fakt kjo duket një surprizë shumë e këndshme./dosja