Categories Lajme

Shkenca në kërkim të triumfit, flet mjekja shqiptare në Gjermani

Pandemia globale e COVID-19 vijon agresivitetin e saj në të gjithë botën, duke shkaktuar një numër të lartë vdekjesh dhe të infektuarish. Por, krahas ecurisë së pandemisë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë vaksinën e duhur  për të frenuar këtë virus, i cili ka mbyllur në shtëpi miliona persona në mbarë globin.

Anglia dhe Gjermani kanë njoftuar se do të testojnë një vaksinë anti-COVID dhe kjo do të bëhet shumë shpejt tek njerëzit. Për këtë lajm pozitiv foli në “Ilva Now” kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, Marsela Ceno. Ajo tha se këto hapa të shkencës dhe mjekësisë janë pozitivë, por shtoi se vaksina për t’u certifikuar si efikase duhet të kalojë në disa faza.

“Po, do ta konsideroj si një lajm të mirë. Pas fazës së parë, pasojnë edhe dy faza të tjera, që është faza 2b, ku duhet të bëhet gjetja e dozës përkatëse e vaksinës, e cila testohet në një numër të madh dhe pastaj vijon edhe tek faza e tretë për të parë efikasitetin e vaksinës. Unë uroj që kjo fazë e parë të jetë pozitive dhe të kemi mundësi të provojmë fazën e dytë dhe të tretë të vaksinës”, tha ajo. Teksa bëri një bilanc të situatës në Gjermani, doktoresha shqiptare tha se në bashkëpunim dhe me kolegë të tjerë shqiptarë kanë ofruar ndihmë për bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Gjermani.

“Shifrat zyrtare të ditës së sotme janë 149 mijë të infektuar, numri i atyre që janë shëruar është 99400 dhe 5127 janë të vdekur. Masat që janë marrë prej 6 javësh dhe distancimi fizik po bëjnë që situata në Gjermani të mbetet nën kontroll. Ne si mjekë shqiptarë në Gjermani, jemi aktivë që prej mesi të marsit, duke krijuar grupet e asistentëve në të gjithë landet e Gjermanisë. Ne ju përgjigjemi pyetjeve të shqiptarëve, qoftë atë që janë rezidentë dhe ata që kanë mbetur në Gjermani për shkak të mbylljes së kufijve, por nuk mungojnë as rastet që ne u sigurojmë bashkatdhetarëve tanë ilaçet për sëmundjet kronike që ato kanë”, shtoi ajo. E pyetur se a ka frikë për pandeminë globale, doktoresha shqiptare u përgjigj: “Frika është prezente, megjithatë mjekët po punojnë në vijën e parë, por i kemi edhe mjetet e nevojshëm që na i ka siguruar spitali”, u shpreh doktoreshë Ceno.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME