Categories Lajme

Shkodër\ Pronari i shtëpisë gjen të vdekur qiramarrësin korean

Trupi i pajetë i një koreani është gjetur në një banesë në Shkodër. Në fakt, ka qenë pronari i shtëpisë që e ka gjetur të dekompozuar trupin e 39-vjeçarit D.K.

Ky i fundit kishte marrë me qira banesën në lagjen “Naim Gjylbegu”. Por prej disa muajsh nuk i ishte përgjigjur pronarit, një 38-vjeçari me iniciale A.V.

“Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë”, thanë uniformat blu.

Policia thotë se në trupin e 39-vjeçarit nuk kishte shenja dhune. Ndërsa nga kontrollet e imtësishme në banesë u gjetën disa doza droge. Prandaj për këtë arsye, dyshohet se ai ka humbur jetën nga mbidoza.

Megjithatë është ngritur një grup hetimor që pritet të sqarojë në mënyrë të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Mësohet se 39-vjeçari koreano-jugor jetonte në Shkodër që nga muaji Shkurt i vitit 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME