Categories Lajme

Shkodër/ Shpërthim me lëndë djegëse, makina merr flakë!

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Një sasi lëndë plasëse (Molotov) i është vendosur një automjeti tip ‘Audi’ i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta.

“Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht. Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.

Nga kamerat e sigurisë u vu re një person që ka ardhur në vendin e ngjarjes me motor dhe ka hedhur një shishe me benzinë molotov dhe ka ndodhur shpërthimi. Po ashtu mësohet se Bledar Freskina, pronar i “Audi”-it, rezulton të ketë në pronësi dhe një lokal në Shkodër.

Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME