Categories Lajme

Shkodër, Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive,vihet në pranga 58-vjeçari

Shkodër, Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në lokalin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është goditur një tjetër rast në këtë fushë, në një lokal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K., 58 vjeç, pasi kishte përshtatur lokalin e tij, në lagjen “Ahmet Haxhija”, për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 1 celular që përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME