Categories Lajme

“Shkodra qëndroi burrneshë dhe doli faqebardhë”, Xhevdet Amulli: Ecim përpara me Lulzim Bashën!

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër në një dalje për mediat tha se kjo parti politike arruti të korrë fitoren në këtë qark falë besimit të qytetarëve edhe pse pati përballë forcat e errëta të krimit të organizuar dhe struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës

“Të dashur bashkëqytetarë, kur kanë mbetur edhe pak orë nga përmbyllja e procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoi si forcë të parë me diferencë të madhe me kundërshtarin Partinë Demokratike.

Kush më mirë se ju e di se kjo e jona ishte një fitore që nuk diskutohej, por që përballë kishte forcat e errëta të krimit te organizuar, struktura të sofistikuara të shitblerjes së votës dhe mekanizmat e intimidimit të qytetarëve me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre”.

Xhevdet Amulli tha se Shkodra, si çdo herë tjetër, qëndroi burrneshë dhe doli faqebardhë.

Ai nënvizoi se numri i lartë i votave të pavlefshme në qarkun e Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME