Categories Sport

Skënderbeu e Apolonia fitore emocionuese

Emocione në finalet e mbijetesës, Apolonia-Kastrioti dhe Skënderbeu-Bylisi. Në Korçë skuadra vendase ka fituar me përmbysje me rezultatin 2-1, në një ndeshje që ishte shumë e luftuar dhe pati shumë raste, ndërkohë që ballshiotëve iu anulua edhe një gol nga Ntephe, para se Desancic t’u jepte epërsinë miqve.

Mesfushori shënoi pas 35 minutash lojë dhe më pas Skënderbeu u zgjua dhe ia doli të barazonte shumë shpejt, me anë të Kosta Vangjeli. Ballshiotët u hutuan në ato momente dhe pësuan edhe golin e dytë, këtë herë me autor Elvi Berishën.

1-2 dhe në 45 minutat e dyta pati një luftë të fortë sportive, por nuk u shënua më asnjë gol dhe korccarët ngushtuan në tre pikë diferencën me Bylisin rival direkt në luftën për mbijetesë.

NDESHJA TJETËR – Kastrioti është shtangur sërish nga Apolonia, që i mundi me rezultatin 2-1. Krutanët mund ti gëzohen vetëm faktit që nuk fitoi Bylisi, por situata nuk është aspak e mirë dhe duhet reagim.

Apolonia shpreson ende dhe sot heroi ishte sulmuesi Mario Gjata, autor i dy golave në pjesën e parë, kurse në të dytën shpëtimtar u bë portieri Romeo Harizaj. Daci ngushtoi shifrat në fraksionin e dytë të lojës dhe më pas Kastrioti u ndal në disa sulme nga portieri i vendasve, që ndihmoi Apoloninë të ruante fitore dhe të merrte tre pikët.

APOLONIA-KASTRIOTI 2-1
Shënues: Gjata 20′, 31′ / Daci 64′
APOLONIA: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Asllanaj, Smaçi, Yeboah, Shanaj, Zoga, Vasilj, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Shkalla, Prodani, Deliaj, Mehmeti, Okebugëu, Bardhi, Rezi, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

SKËNDERBEU-BYLISI 2-1
Shënues: Vangjeli 42′, Berisha 44′ / Desancic 35′
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
BYLISI: Qirko, Hadroj, Muçollari, Janku, Ymeraliaj, Carkanji, Desancic, Lorran, Anthony, Ndreca, Ntephe. Trajner: Veljko Dovedan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME