Categories Kuriozitete

Shkoi në bankë për të tërhequr para, mbeti me gojën hapur: Kishte 37 milionë dollarë

Imagjinoni veten: Zgjoheni, shkoni për të tërhequr para në një bankomat dhe zbuloni se befasisht jeni një multi milioner. Mund të tingëllojë si një histori e trilluar, por është diçka që në të vërtetë i ka ndodhur një gruaje në Teksas, përcjell Telegrafi. Fatkeqësisht, paratë nuk ishin në të vërtetë të saj – edhe pse ajo fillimisht mbeti e shokuar me atë që pa. Sipas mediave të huaja, Ruth Balloon shkoi për të tërhequr para dhe për të kontrolluar gjendjen e llogarisë së saj dhe zbuloi atë që as në ëndërr nuk do ta shihte.

Në xhirollogarinë e saj kishte më shumë se 37 milionë dollarë. Pas kësaj, ajo i kishte treguar burrit të saj, i cili më pas thirri bankën për të raportuar rastin. Stafi atje kërkoi falje për gabimin dhe shpejt i tërhoqi paratë. Por jo para se Balloon të arrinte të bënte një fotografi me llogarinë e saj të përkohshme.

Dhe ajo ka gjetur kohë edhe për të bërë shaka duke thënë se donte që njerëzit të shihnin se ajo dikur ishte milionere. Ajo gjithashtu ka thënë për mediat se nëse do t’i mbante paratë, do t’i dhuronte një pjesë të saj për bamirësi, kishën e saj dhe do të investonte në pasuri të paluajtshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME