Categories Sport

Shkoi për të festuar titullin në Udine, Juventusi kthehet në shtëpi me humbje

Nuk ka festë titulli këtë javë për Juventusin në Serinë A. Skuadra e Mauricio Sarrit ka dështuar në mënyrë të papritur objektivin që dukej i arritshëm që sot nëse merrte tri pikët përballë Udinezes në transfertën e javës së 35-të të Serisë A, pasi humbi 2-1 Edhe pse me shumë mungesa, Juventusi arriti që të diktonte ritmin në pjesën e pare të ndeshjes dhe në mbyllje të këtij fraksioni loje gjeti golin e avantazhit me anë të De Ligt, i cili goditi nga jashtë zonës dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Por në pjesën e dytë, Juventusi nuk arriti të ruante avantazhin dhe u arrit nga goditja me kokë e Nesterovskit, i harruar nga prapavija e torinezëve. Më pas, Juventusi kërkoi me ngulm golin e fitores, por ishin vendasit ata që tundën rrjetën me Fofana pas një aksioni individual spektakolar ku kaloi disa lojtarë para se të çonte topin në rrjetë. 2-1 për Udinezen që i afrohet edhe më shumë mbijetesës, ndërsa Juventusi shtyn festën e titullit me shpresën e bardhezinjve që do t’u kthehen shpejt fitores që u nevojitet për sigurinë matematike të titullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME