Të enjten e parë kam ndjerë emocion aty, pastaj shkonim për gallatë”. Kështu u shpreh mbrëmjen e kësaj të hëne Eduart Ndocaj në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, duke folur për eksperiencën e tij si deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
Alketa Vejsiu: Eduart kam një pyetje, cila sallë është më interesante, salla e Parlamentit të Shqipërisë, apo salla e vallëzimit të Dance With Me?
Eduart Ndocaj: Absolutisht këtu është emocionante. Me të thënë të drejtën vetëm të enjten e parë kam ndjerë emocion aty, pastaj shkonim për gallatë.
Alketa Vejsiu: Unë them që duke shkuar drejt finales së Dance With Me, ti Genti mund të më ndihmosh bashkë me Eduartin, sikur të shkojmë njëherë në parlament t’i bëjmë ata politikanët që të vallëzojnë nuk do të ishte ide e keqe, se ata vetëm zihen, më mirë të vallëzojnë është më konstruktive.
Gentian Zenelaj: Po shiko, duhet të vallëzojnë të kombinuar, një i PD, një i PS-së.
Alketa Vejsiu: Po sigurisht vetëm ashtu ka kuptim.
Eduart Ndocaj: Në fakt ata nuk përdorin muzikë, po kanë 30 vjet që vallëzojnë me ne./Tvklan.al