Categories Lajme

Shkon në Bruksel Paketa “antishpifje”

Debatet mes qeverisë dhe grupeve të interesit për paketën antishpifje mund të marrin një zgjidhje pas përgjigjes nga Brukseli zyrtar. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e ka dërguar draftin në Bruksel për të marrë një opinion mbi këto ndryshime ligjore dhe nëse janë në përputhje me direktivat e BE-së.

Drafti për ndryshimet ligjore, pjesë e paketës antishpifje, tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e Brukselit.

Në kohën kur grupi negociator i qeverisë po zhvillon takime konsultative me grupet e interesit në kryeqytet, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar opinion nga zyrtarët e BE-së.

Në një komunikim me Delegacionin, Ora News ka mësuar se përgjigjja nga Brukseli pritet të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar gjatë janarit, pas rikthimit nga festat e fundvitit.

Drafti për ndryshimet ligjore është kundërshtuar nga përfaqësuesit e mediave, me argumentin se qëllimi i ligjit është t’u mbyllë gojën mediave online sesa të rregullojë tregun.

Grupi nismëtar i Këshillit të Ministrave ka treguar që modeli për bërjen e këtij ligji është marrë nga Kroacia, duke respektuar direktivat e Bashkimit Europian.

Drafti parashikon gjobë për portalet dhe televizionet të cilat publikojnë lajme të rreme dhe nuk marrin në konsideratë ankesat e qytetarëve.

Në draft është vendosur që portalet të gjobiten me 100 mijë deri në 1 milion lekë.

E njëjta procedurë është edhe me televizionet, por me një masë më të reduktuar të gjobës, jo më shumë se 400 mijë lekë.

Krahas kësaj, gjoba fikse prej 800 mijë lekësh parashikohet kur ankesa e qytetarit nuk merret në konsideratë nga Operatori i Publikimit të Shërbimit Elektronik.

Por jo vetëm kaq, është rregulluar me ligj që nëse një portal merr nga Autoriteti i Medias Audiovizive 5 masa administrative, atëherë AKEP pezullon deri në 1 vit me internet median në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME