Categories Lajme

Shkrimtarja me origjinë shqiptare kandidon për kryeministre të Libanit

Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) është një nga kandidatet për kryeministre të Libanit. Ajo ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe më gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa dekadave të fundit ishte larguar në ekzil në Kanada. Xhada Arnauti është shkrimtare, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Ajo konsiderohet si një zë i rëndësishëm kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, për demokracinë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale. Xhada Arnauti në një prononcim për INA ka konfirmuar se është propozuar për postin e kryeministrit pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë një shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen rrugëve të Libanit.

“Po është e vërtetë. Ditëve të ardhshme do të ju konfirmojë të ardhmen time se a do të jem kryeministre e Libanit”-theksoi për INA, Xhada Arnauti.

Ajo pranoi se ka origjinë të pastër shqiptare dhe se nuk heziton të flas për këtë, sepse nuk i ka harruar rrënjët që ka. Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit. Siç mësohet nuk është vetëm Xhada Arnaut që identifikohet me Libanin, pasi që ishte edhe Pashko Vasa guvernator i Libanit në periudhën e perandorisë osmane (1883-1892).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME