Categories Lajme

Shkrumbohen mijëra hektarë pyje në Spanjë dhe Greqi

Mbi 4000 hektarë pyje janë shkatërruar në Greqi. Zjarri i të mërkurën në Gjirin e Korintit, në perëndim të Athinës, shkatërroi fermat dhe shtëpitë në shumë fshatra.

Gati 450 zjarrfikës vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të mbajtur nën kontroll flakët në këto male të thepisura. Edhe në Spanjë kanë shpërthyer zjarret e para të sezonit veror. Rreth 300 ushtarë zjarrfikës po luftojnë flakët, të cilat ngrihen nga një pyll në Arico, në Ishujt Kanarie.

Nga shpërthimi i zjarreve tashmë janë djegur në këtë zonë rreth 1,500 hektarë kodra të pyllëzuara. Ndryshe paraqitet situata në Rusi ku nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha, më shumë se 200 familje janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Sipas meteorologëve, situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME