Categories Politike

Kim Jong-un ndalon flokët e gjatë dhe xhinset e ngushta ne Korenë e Veriut

Diktatori komunist koreano-verior Kim Jong Un ka ndaluar së fundmi në vend stilet e flokëve ‘bisht-pëllumb’ të viteve 1990-të dhe xhinset e ngushta, pasi reflektojnë kulturën “dekadente” perëndimore që mund të influencojë të rinjtë në regjimin e tij “të pastër komunist”.  Siç raporton tabloidi britanik “The Sun”, bazuar në të përditshmen e Seulit, ‘Rondong Sinmun’, Korea e Veriut ka 15 prerje të aprovuara të flokëve për meshkuj.

“Ne duhet të jemi vigjilentë për çdo shenjë të stilit kapitalist të jetesës dhe të luftojmë për t’i eliminuar ato”, shkruhet në të përditshmen zyrtare të partisë komuniste të Penianit, e cila ndalon gjithashtu bluzat me slogane të shkruara në to, si dhe ‘piercing’ në fytyrë.

Agjencia koreano-jugore Jonhap tha se editoriali në të përditshmen e Seulit kishte si qëllim të parandalonte të rinjtë vendas kundër stileve “ekzotike e dekadente” të jetesës, në të cilat përfshiheshin dhe muzika e grupeve koreano-jugore.

Ndërkohë qeveria e Kim ka thënë se do të rinisë së shpejti testimet e armatimeve raketore e bërthamore, si pjesë e fushatës së presionit për të detyruar SHBA të heqë sanksionet ekonomike ndaj vendit. Gjenerali që drejton forcat amerikane në Korenë e Jugut tha se lideri verior Kim Jong Un do të përpiqet të veprojë edhe me diplomaci me SHBA, por mund të marrë dhe hapa agresive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME