Categories Politike

A do të kemi heqje të orës policòre? Ministrja befason të gjithë me përgjigjen e saj

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manstirliu, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, foli për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera. Ministrja tha se është e vërtetë që numri i infektimeve ka rënë, por ama, sipas saj, kujdesi duhet të jetë ende i shtuar pasi virusi ndodhet mes nesh.

Sipas ministres, vendimet për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave të tjera, merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët, monitorojnë në terren dhe nga afër çdo ditë të dhënat epidemiologjike në vend. Kur ne kemi arritur shifër për 700 mijë të vaksinuarish, përse vijon të qëndrojë ende ora policore, në 22:00 dhe të mbahet masat. Do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu: Fakti që jemi në këtë situatë i referohet masave të targetuara që kemi marrë kësaj kohe. Shqipëria është një vend, i cili, edhe sot që flasim por gjatë gjithë kësaj periudhe, është një vend që s’ka pasur mbyllje totale. Ka pasur masa të intensitetit mesatar.

Kjo ka sjellë që të kemi efekt të këtyre masave. Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s’do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes. Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit.

Kur do të mblidhet Komunikimi Teknik i Ekspertëve?

Ogerta Manastirliu: Ata mblidhen çdo ditë. Për aq kohë sa Komiteti i Ekspertëve s’ka pasur vendimmarrje sa i përket orës policore apo heqjes së masave të tjera, tregon që ende s’kemi një vendimmarrje.

Nëse këto indikatorë vijojë kështu, e jemi pranë sezonit turistik, do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu: Evropa pas një kohe të gjatë tani është duke u hapur, për ritfillimit të aktiviteteve. Nuk ka pasur izolim tërësor të aktiviteteve. Le të besojmë te Komiteti ynë i Ekspertëve. Mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon e tillë. Por duhet të jemi të kujdesshëm në lirimin e menjëhershëm të masave, sepse sjell rritje të infektimeve. Po futemi në sezonin turistik dhe Shqipëria nuk ka asnjë kusht për turistët që të futen. Sot, në krahasim me vendet e tjera, ka tregues epidemiologjik të përmirësuar, por kujdesi duhet të vazhdojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME