Categories Bota, Lajme

Shoferi i kamionit brenda të cilit u gjetën 39 të vd ekur do dal sot para gjykatës

Shoferi që akuzohet për vdekjen e 39 personave të gjetur në një kamion në Essex do dalë para gjykatës.Maurice Robinson nga Craigavon, Irlanda Veriore do paraqitet përmes një video në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.

Trupat u gjetën në një kamion në orët e para të së mërkurës, në një pronë industriale në Grays.Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve.

Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.Tre persona të tjerë të arrestuar në lidhje me vdekjet janë liruar me kusht, tha Policia e Essex të dielën.Detektivët po punojnë për identifikimin e viktimave.

Policia tha fillimisht se viktimat ishin me shtetësi kineze, por një numër familjesh vietnameze frikësohen se të dashurit e tyre janë mes të vdekurve.Disa prej viktimave raportohet se kanë paguar mijëra paund për të garantuar kalimin e tyre të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu po hetohen fakti se kamioni mund të ishte pjesë e një kolonë prej tre mjetesh që transportonin rreth 100 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME