Categories Lajme

Shoferi përplas ‘Audin’ që e kishte marrë me qira me një mjet tjetër dhe ia mbath, shpallet në kërkim

Një aksident është regjistruar sot në Shkodër.

Drejtuesi i mjetit me inicialet N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me inicialet E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. N., 46 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Audi”, të cilin e kishte marrë me qira, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin E. O., 26 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. N., 42 vjeç, banues në fshatin Haraçin, Maqedoni, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion dhe mjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar bordurat anësore të rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME