Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Korçë. Sipas policisë, duket se drejtuesja e mjetit ka ngatërruar pedalin e frenit me atë të gazit dhe për pasojë, mjeti ka hipur mbi trotuar duke g oditur me pjesën e përparme këmbësorin te këmbët. Ai ka marrë d ëmtime të rënda dhe po transprtohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Aksidenti ndodhi kur shoferja po përpiqej të parkonte mjetin.
Categories
Lajme
Shoferja ngatërroi frenat me gazin/ Dëmtohet rëndë në këmbë qytetari në trotuar
