Categories Showbiz

Shoqe përjetë/ Si kanë nisur miqësitë më të ngushta të ‘showbiz-it’ shqiptar

Çdo person ka një shok ose shoqe të ngushtë në jetë me të cilën ndan çdo moment të bukur. Edhe personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë gjetur shoqërinë e vërtetë dhe e kanë treguar publikisht. “RevistaWho.com” ju tregon si kanë nisur disa nga shoqëritë më të njohura në ekran.

Xhemi dhe Arbana – Dy moderatoret u njohën në televizionin ‘Top Channel’ ku punojnë sot e kësaj dite. Ato janë mikesha të pandara dhe i sheh kudo bashkë, në punë, në kafene, në udhëtime, në shtëpi. Madje edhe fëmijët e tyre vajzat i kanë bërë shokë me njëri-tjetrin.Xhemi ka treguar se ato zihen shpesh, por nuk i mbajnë dot mëri njëra tjetrës dhe pajtohen shpejt.

Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi – Elvana dhe Jonida janë jo vetëm shoqe shumë të ngushta por kanë edhe një ngjashmëri të madhe me njëra tjetrën. Dy bukuroshet janë njohur shumë kohë më parë, para se të konkurronin në Akademinë e Arteve. Jonida është shprehur se e konsideron Elvanën motër. Madje Elvana i celebroi në martesë Jonidën dhe bashkëshortin e saj Besnikun.

Aurela Gaçe dhe Eli Fara – Dy këngëtaret diva kanë një miqësi 25-vjeçare. Ato janë të ndryshme në karakter, por është pikërisht ky fakt që ka bërë që shoqëria e tyre të funksionojë. Aurela dhe Eli kanë edhe një bashkëpunim muzikor së bashku, këngën “Zemra rratata” që fitoi çmim në “Kënga Magjike”.

Kejsi Tola dhe Olta Boka – Dy këngëtaret janë gjithashtu prej vitesh mikesha shumë të ngushta. Kohë më parë u përfol për një krisje të marrëdhënies së tyre shoqërore por Olta dhe Kejsi i hodhën poshtë thashethemet. Dy këngëtaret kanë performuar bashkë edhe në mbrëmje muzikore live.

Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu – Aulona dhe Fatma janë mikesha të ngushta prej shumë vitesh. Ato jo vetëm janë mikesha, por edhe bashkëpunëtore pasi prej vitesh e drejtojnë bashkë emisionin “Thumb”. Ky emision nuk është konceptuar kurrë pa njërën prej tyre. Aulona ka treguar se me Fatmën ndajnë çdo sekret ndërsa Fatma ka treguar se miqësia e tyre i ka mbijetuar krizave dhe vështirësive.

Ingriti dhe Çiljeta – Ato janë dy këngëtare shumë të suksesshme, por edhe mikesha të ngushta. Ky fakt dihet tashmë sepse nuk kanë qenë të pakta herët kur Çiljeta dhe Ingriti janë shfaqur bashkë në ekran dhe kanë performuar bashkë. Ingriti ka treguar se me Çiljetën ka pasur zënka të vogla por shumë shpejt janë pajtuar. Dy vajzat kanë edhe dy bashkëpunime muzikore që dikur ishin hite “Puci puci” dhe “Mike dhe rivale”.

Evi Reçi dhe Arjola Shehu – Dy moderatoret janë gjithashtu mikesha shumë të ngushta e këtë e kanë treguar jo rrallë. Së fundmi Evi dhe Arjola u bashkuan për të prezantuar eventin “ODA”. Kjo ishte hera e parë që i pamë dy moderatoret të prezantonin së bashku dhe si gjithmonë ja dolën me sukses./revistawho.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME