Categories Lajme

Thumana 2 muaj pas tërmetit: Kujtimet e të mbijetuarve dhe sendet që u gjetën në vendin e tragjedisë

Ditët i lanë vendin njëra tjetrës dhe Thumana, dy muaj pas lëkundjeve që vunë nën rrënoja 24 jetë njerëzish i ngjan një vendi të bombarduar. Pallatet që ende mbahen nën këmbë janë totalisht të braktisur.

Klithmat dhe pamjet tragjike që prodhoi mëngjesi i 26 nëntorit i kanë bërë të largohen pa një datë kthimi banorët që deri atë mëngjes kishin ndërtuar jetët e tyre në këtë bllok pallatesh.

Bashke me frikën dhe kujtimet e forta, familjarët vendosin lule në kujtim të të dashurve të tyre. Fusha mes pallateve të Thumanës pritet të që javët dhe muajt e ardhshëm të rehabilitohen por në të nuk do të shkelmoj kurrë këmba e djemve dhe vajzave që humbën jetën fundin e nëntorit të 2019. Njësoj si ky flamur që nuk do të valëvitet më kurrë.

Nga Shëngjini ku është strehuar pas asaj nate tmerri, kjo zonjë rikthehet bashkë me frikën për të parë atë që ka ngelur nga shtëpia ku kaloi 35 vite.  Dhe kur shikimin e kryqëzon në rrënojat e pallateve, kujtimet i rikthejnë mëngjesin e asaj nate.

Çfarë tërmeti ka rënë, shtëpia ime ka lëvizur…mua më vinte keq se kur dëgjonim jashtë njerëz doja të dilja jashtë me pa njerëzit. Edhe burrit tim i kanë vdekur tre këtu, djali i tezes, me nusen dhe djalin e vet. Kam shpëtuar një grua. Në kat të pestë e gjeta në rrënoja jashtë, por të shkretës i vdiq goca me vjehrrën. Keq kemi parë atë ditë”, shprehet ajo.

Shpresën e kanë të madhe se shpejt gjithçka do të rindërtohet por nevojat janë të mëdha.

“Të ardhura nuk kemi, unë e kam burrin invalid se di çfare do të bëhet”, thotë ajo.

Lëkundjet e forta dhe shirat e dimrit kanë nxjerrë në pah edhe parrulla të komunizmit që tregojnë sa të vjetra janë këto pallate. Në rrugët e boshatisura, kalimtarët e vetëm vështirë se mund të pohojnë shpresë. Kur muajt po i lënë vendin njëri-tjetrit, e vetmja shpresë është se një dorë e fortë do t’i jap jetë kësaj toke ku fatkeqësisht u mboll “vdekja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME