Categories Lajme

Shoqërohet 24 vjeçari në Shkodër, ja arsyeja

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili akuzohet për plāgosjen e një të riu një ditë më parë. Sipas uniformave blu i arrestuari është shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë pas një konflikti të momentin që ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plāgosur me mjet prerës (thīkë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

20 vjeçari aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i plotë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 01.08.2020, ku u plāgos me mjet prerës një 20-vjeçar.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes. Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se shtetasi E. Gj., është plāgosur me mjet prerës (thīkë), menjëherë shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore intensive të bëra, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje krīminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar konkretisht shtetasi K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku ky shtetas pas një konflikti verbal me fjalë ka plāgosur me mjet prerës (thīkë) shtetasin E. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrāsja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e ārmëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME