Categories Lajme

Shefi i OBSH jep lajmin e trishtë: Efektet e pandémisë do të ndihen për dekada

Sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, efektet e pandemisë Covid-19 do të ndihen për dekada të tëra dhe miliona vetë në mbarë botën do të jenë të prekshëm ndaj virusit. Duke analizuar se një virus i tillë vjen njëherë në shekull, ai argumentoi se pavarësisht futjes me shpejtësi rekord të vaksinës në përdorim, do përballemi me një tjetër valë, që sipas tij, do të na duhet të luftojmë me çdo armë që kemi

“Pandemia është një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do t’i ndjejmë për dekada me radhë. Miliona njerëz në mbarë botën do të preken nga virusi, edhe në zonat që kanë përjetuar valë të tjera pandemie. Shumë vende besojnë se e kanë kaluar më të keqen, por tani përballen me një tjetër valë. Edhe pse vaksina po zhvillohet me një shpejtësi rekord, ne do të na duhet të jetojmë me këtë virus dhe do të na duhet të luftojmë me çdo armë që kemi”, tha shefi i OBSH-së, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.

OBSH-ja zhvilloi mbledhjen e radhës pas shifrave gjithnnjë e në rritje nga shtetet më të prekura, teksa numri global i të infektuarve me Covid-19 arriti 17,5 milionë. SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të të prekurve ndërsa Amerika e Jugut është kthyer në epiqendrën e shpërthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME