Categories Sport

Arsenal fiton me përmbysje Kupën e Anglisë, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelsea-t

Arsenal ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mundur 2-1 në Wembley Chelsea-n. Ka qenë një fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s, që e ka parë veten në disavantazh pas vetëm 5 minutash lojë pas golit të shënuar nga Pulisic.

Një gol historik ky për yllin e Chelsea-t, i cili është bërë amerikani i parë që shënon në një finale të Kupës së Anglisë. Gjithashtu, ky ka qenë edhe goli i dytë më i shpejtë i shënuar në këtë kompeticion që nga 1997-ta, pas golit të shënuar nga në minutën e parë kundër Middlesbrough.

Kundërpërgjigja e Topçinjve ka ardhur në minutën e 28-të me penalltinë e transformuar nga Aubameyang, i cili ka kompletuar përmbysjen e  të tijve në minutën e 67-të.

Që nga debutimi i tij me Arsenal-in në shkurtin e 2018-ës, Aubameyang ka shënuar më shumë gola në të gjithë kompeticionet se çdo lojtar tjetër i Premier League (70, dy më shumë se Mohamed Salah).

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund, me Chelsea-n që e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Kovacic në minutën e 73-të. Ky ka qenë triumfi i 14 i Arsenal-it në Kupën e Anglisë. Asnjë skuadër tjetër nuk e ka fituar këtë kompeticion më shumë se Topçinjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME