Categories Lajme

Shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami “mbyll gojën” para hetuesve: Ja çfarë pritet të vendoset për ish-policin

Tre muaj nga arrestimi i agjentit të forcës operacionale Jeton Lami, me akuzën e bashkëpunimit me të kërkuarin Ervis Martinaj, ish polici ende nuk ka pranuar të flasë për hetuesit e çështjes.

Jeton Lami, vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar tri herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di, për Ervis Martinajn.

Gazetari Elton Qyno mëson se Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij.

Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për tu njohur me masën e sigurisë “Arrest në burg”, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat.

Agjenti i policisë u arrestua në 24 gusht pasi në dy momente doli nga kamerat filmike, teksa shoqëronte Ervis Martinajn, personin e kërkuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve” me qëllim vrasjen e Endrit Dokles.

Por teksa SPAK dhe policia e kërkonte me qëllim arrestimin e tij, Martinaj është zhdukur në 8 gusht 2022. Në përpjekje për të gjurmuar të kërkuarin policia dhe prokuroria e Laçit, zbuloi se ai shoqërohej me agjentin e policisë Jeton Lami.

Në 24 nëntor, mbushet afati 3 mujor i arrestimit të Jeton Lamit, dhe pritet që hetimet ndaj tij të mbyllen duke përcjellë dosjen në gjykatë. Nga ana tjetër hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt, kanë mbetur në vendnumëro.

Për më shumë se 3 muaj, grupi i hetimit nuk ka asnjë të dhënë. Vetë oficerët e prokurorët, janë të dyzuar për të dalë me një version përfundimtar nëse Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë apo e gjithë kjo situatë është një inskenim.

Përgjatë tre muajve shumë informacione operative kanë mbërritur në polici, se Martinaj është larguar nga Shqipëria, duke qëndruar i fshehur në Kosovë. Por pavarësisht këtyre të dhënave asnjë version nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Nga ana tjetër për të verifikuar çdo informacion, një muaj më parë policia ushtroi kontroll në dy banesa dhe një garazh në zonën e Shijakut, por nuk gjeti asnjë të dhënë që do shërbente për zbulimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME