Categories Showbiz

Do t’i dhuronte veshkën babait! Modelja dhe aktorja Almeda Abazi me lot në sy: Më tha s’ta fal kurrë…!

Aktorja dhe modelja e famshme shqiptare Almeda Abazi rikthehet në ekran, me një intervistë ekskluzive për “S’e Luan Topi”.

Krahas sfidave për zhvendosjen e saj në Turqi dhe njohjen me aktorin turk, Tolgahan Sayi?man, Abazi ka rrëfyer për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Abazi tha se babait të saj i nevoitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte. Megjithëse ajo donte shumë ta bënte diçka të tillë, dhe kishte përputhje me të, i ati i tha se nuk do t’ia falte kurrë nëse merrëte këtë vendim.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë.

Ma bëri kështu çështje të përfunduar dmth, “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”. Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç.

Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri. Gjithsesi…

Nuk mund të them që iu kam mbajtur mëri atyre sepse unë nuk jam njeri që mbaj dot mëri”- tha Abazi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME