Categories Showbiz

Soni Malaj kàpet me Rudina Magjistarin, nuk pranon të flas për partnerin

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar këngëtarja Soni Malaj e cila është mjaft e dashur për të gjithë publikun. Me një karrierë të gjatë muzikore, ajo është një nga këngëtaret që mund ta thuash e kompletuar. Përveç është e bukur, ajo ka një zë fantastik dhe gjithmonë ka rënë në sy për performancat e saj në skenë duke qenë shumë energjike.

Soni Malaj do të konkurrojë në “Këngën Magjike” me këngën e saj “Versioni im”, një baladë dashurie e cila e risjell pas 10 vitesh në bashkëpunim me Three Dots.

Gjatë intervistës, moderatorja Rudina Magjistari e ka pyetur se si e ka pritur familja e saj këtë baladë dhe i fejuari i saj Klevi, pasi teksti fliste për një lidhje toksike e cils e kishte lodhur mjaft vajzën nga sjelljet e të dashurit.

Soni nuk preferoi t’i përgjigjej asnjë pyetje përsa i takonte Klevit, duke na bërë të aludojmë se ajo i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare që kishin bashkë.

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë përshtypjet e para të njerëzve të tu më të afërt në lidhje me baladën e fundit? Si e kanë pritur ata?

Soni Malaj: E kanë dëgjur dhe obobo teksti se mos e marrin sikur e ke personale.

Rudina Magjistari: Ky ka qenë komenti i Klevit?

Soni Malaj: Jo komenti i familjarëve, por e kanë pritur shumë mirë. Pastaj më thanë po ti na the që nuk do marrësh pjesë. E kam treguar shumë vonë si gjë.

Rudina Magjistari: Po Klevi jam kurioze sepse aty është një baladë që flet për një ndarje , “versioni im”, çfarë nuk i thua atij të shkretit andej matanë, kështu si ka qenë komenti i tij në lidhje me tekstin e këngës?

Soni Malaj: Kënga është pritur gjithmonë shumë mirë domethënë, e dinë që po bëra unë një baladë, do e bëj një baladë shumë të mirë.

Rudina Magjistari: Dhe jo gjithmonë është personle, Klevi është mësuar me një gjë të tillë. Të mbështet gjithmonë apo jo?

Soni Malaj: Po familja më mbështet.

Rudina Magjistari: Me Klevin bashkëjetoni më duket, kështu është thënë tek E Diela Shqiptare?

Soni Malaj: E shoh që ti ken ja katër herë që po e përmend, sot jemi për “Këngën Magjike” dhe unë jam më shumë e fokusuar aty.

Kujtojmë se e ftuar tek rubrika “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare, Soni foli mjaft për partnerin e sa Klevi, ku tregoi se prej një viti ata dhe bashkëjetojnë bashkë. Por mesa duket, me kalimin e kohës gjërat dhe mund të kenë ndryshuar për çiftin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E bija feston 18-vjetorin e lindjes, Juli merr surprizën emocionuese (VIDEO)

Julian Deda ka marrë mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” një surprizë shumë emocionuese…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME