Categories Lajme

Shpallet në kërkim 43-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi në një banesë të vjetër, ngjitur me banesën e tij, iu gjet 3 kg l ëndë n arkotike. Policia njofton se në momentin e aksionit, shtetasi B.M nuk ishte në banesë.

Ndërkohë që gjatë këtij aksioni, policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, pranë kësaj zone, i cili theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa procedoi penalisht shoferin e makinës që po largohej i a kuzuari.

“DVP Durrës/ Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike c ann abis s ativa, shpallet në kërkim poseduesi. Gjatë kontrolleve, kapet dhe a rrestohet në flagrancë 1 shtetas që kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e n arkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte l ëndë na rkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg l ëndë n arkotike c an nabis s ativa.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të kësaj banese, shtetasin S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë “A rrest në shtëpi”, për veprën p enale “Përndjekja”. Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht për shkak të moshës, shtetasi E. M., 15 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME