Categories Lajme

Shpallet “non grata” eurodeputetja Eleni Theocharous

Eurodeputetja qipriote  Eleni Theocharous e cila ju bashkua manifestimit ekstremist në Bularat gjatë ceremonisë mortore të Konstandi Kaçifasit shpallet “non grata” në Shqipëri.

“Vendimi për të mos e lejuar me atë të hyje në vendin tone është marrë nga Ministria e Brendshme, pas një kërkese të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit të saj në Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit të MEPJ, gjykuar në materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi të miratoje kërkesën e MEPJ.

Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes  Eleni Theocharous.  Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e  rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më nëe tokën shqiptare”.

Ky është  rasti  parë që një deputete e parlamentit europian shpallet e padëshirueshme në Shqipëri.

Një ditë më parë ministria e Brendshme lajmëroi se e njëjta masë u mor për 52 shtetas greke, të cilët hodhën thirrje anti-shqiptare në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kaçiafas më 8 Nëntor dhe bllokuan rrugën Gjirokastër – Kakavije.

Burime të policisë thanë për Tv Klan se të tjerë persona do t’i shtohen kësaj liste. Të njëjta burime sqaruan se veprimet e personave të shpallur “non grata” janë dokumentuar nëpërmjet pamjeve filmike të agjenteve të infiltruar në turmën e ekstremistëve greke që erdhën në mënyrë të organizuar në Shqipëri.

Mësohet se ditën e ngjarjes kanë zbritur në terren edhe agjentë të shërbimit informativ shtetëror që kanë evidentuar personat problematikë.

Uniformat blu po këqyrin ende pamjet filmike të televizioneve që transmetuan ceremoninë mortore për të bërë të mundur identifikimin e personave të tjerë që kane hedhur parulla antishqiptare apo që provokuan incidente.

Emrat e 52 personave dhe eurodeputetes qipriote u janë shpërndarë të gjitha pikave të kalimit kufitar menjëherë pas marrjes së vendimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME