Categories Lajme

Shpëlarësit e gojës kundër covid? Ja çfarë thotë studimi

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në një laborator. Raporti i Universitetit të Kardifit, tha se rezultatet paraprake tregojnë së shpëlarja e gojës me një përmbajtje që ka të paktën 0.07 për qind klorid cetipiridinium (CPC) tregoi ”sinjale premtuese” të aftësisë për të luftuar virusin.

Shkencëtarët tani duhet të shqyrtojnë nëse shpëlarjet e gojës, kanë potencialin për të funksionuar tek njerëzit, me një provë të re klinike që synon të shohë nëse gargara pa ndonjë recetë ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti. Testi i fundit u krye nga shkencëtarët në laboratorin e Universitetit të Kardifit, dhe imitoi kushtet e kalimit të hundës/orofaringut të një personi, duke përdorur markat e ndryshme të larjes së gojës, përfshirë “Dentyl”. Faza tjetër e hulumtimit, një test klinik 12-javor, do të shqyrtojë se sa efektive është larja e gojës në zvogëlimin e ngarkesës virale në pështymën e pacientëve Covid-19, gjë që do të jetë thelbësore në hulumtim.

Studimi do të zhvillohet në Spitalin Universitar të Kardifit në Uells, dhe rezultatet e tij do të publikohen në pjesën e parë të vitit 2021. “Dentyl”, është marka e vetme për larjen e gojës në Britani që merr pjesë në provat klinike, dhe drejtohet nga profesor Dejvid Tomas nga Universiteti i Kardifit.

Edhe pse studimi shihet si domethënës, duhet të kryhen shumë më shumë kërkime për të kuptuar nëse larja e gojës ka potencialin për të ulur nivelet e Covid-19 në pështymën e një pacienti. Ekspertët thonë se të kuptuarit e saktë se si shpelarja e gojës do të ndikonte në transmetimin viral midis pacientëve, do të kërkonte gjithashtu një lloj tjetër studimi në një shkallë shumë më të madhe.

Profesor Tomas thotë:”Ndërsa këto shpërlarës të gojës e zhdukin në mënyrë shumë efektive virusin në laborator, ne duhet të shohim nëse ato funksionojnë tek pacientët, dhe ky është fokusi ynë kryesor në studimin tonë klinik”.

Ai shtoi: “Është e rëndësishme të theksohet se studimi nuk do të na japë ndonjë provë të drejtpërdrejtë mbi transmetimin viral midis pacientëve, gjë që do të kërkonte një lloj studimi tjetër në një shkallë shumë më të gjerë”. Studimi klinik i vazhdueshëm, do të tregojë se sa zgjasin efektet, pas një shpëlarje të vetme të gojës tek pacientët me Covid-19. Dr.Nik Klejdon, periodontolog, thotë se ai beson që ky studim është shumë i vlefshëm.

“Nëse këto rezultate pozitive pasqyrohen në provën klinike të Universitetit të Cardiffit, gargarë me bazë CPC, të tilla si Dentyl, të përdorura në studimin in-vitro, mund të bëhen një shtesë e rëndësishme për rutinën e njerëzve, së bashku me larjen e duarve, distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave, si tani ashtu edhe në të ardhmen”-thotë ai.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se shpëlarja e fytit me solucionet përkatëse dentare,ndihmon në ndonjë lloj mënyre në mbrojtjen kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME