Categories Lajme

Shpërdoruan detyrën, arrestohet punonjësi i AKU, detyrim paraqitje për 33-vjeçaren

Një inspektor i AKU-së në Fier, ka rënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’. Burime zyrtare bënë me dije se u arrestua Mirel Koçi, 48 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” .

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.

Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.  Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME