Categories Lajme

Tiranë, arrestohen 7 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të kryeqytetit njoftojnë se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 31-vjeçar, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor.

Njoftimi i plotë: Tiranë Vihen në p ranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ar restimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

– M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME