Categories Teknologji

Shpërndanin informacione të rreme, Facebook fshin mbi 7 milionë llogari

Në kaudër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook njoftoi të martën se ka fshirë më shumë se 7 milionë llogari, për shkak se shpërndanin informacione të rreme rreth koronavirusit. Facebook e bëri njoftimin si pjesë e një raporti standardesh të paraqitura nga kompania në vitin 2018, në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit në platformat e saj.

Gjatë tremujorit të dytë, gjigandi i mediave sociale hoqi rreth 22.5 milion postime që përmbanin gjuhën e urrejtjes, nga 9.6 milion në tremujorin e parë. Ajo fshiu gjithashtu 8.7 milion postime të lidhura me organizatat ekstremiste, krahasuar me 6.3 milion në periudhën paraardhëse. Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve pasi në zyrat e kompanisë kishte më pak njerëz për shkak të pandemisë COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME