Categories Lajme

Shpërthen në flakë fabrika e biskotave në Greqi: Tre gra humbin jetën, detaje

Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës në fabrikën e njohur të biskotave “Violandë”, në qytetin Trikala të Greqisë.

Zjarri ka rënë pak para orës 04:00 të mëngjesit, pas një shpërthimi të fuqishëm, duke djegur një pjesë të madhe të objektit industrial. Sipas informacioneve paraprake, në zonën ku ndodhi shpërthimi ndodheshin pesë gra punonjëse.

Tre prej tyre janë gjetur pa shenja jete, ndërsa dy të tjera rezultojnë ende të zhdukura. Ndërkohë, pesë punonjës të tjerë dhe një zjarrfikës janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve, një pjesë e fabrikës është shembur. Punonjës të ndërmarrjes kanë deklaruar se shpërthimi është dëgjuar nga një sektor i fabrikës ku nuk ndodhen bombola gazi, të cilat ruhen në bodrum.

Për shkak të situatës, policia ka mbyllur rrugën Karditsë, ndërsa qarkullimi i automjeteve po devijohet përmes fshatit Agia Kiriaki, me qëllim lehtësimin e punës së ekipeve të shpëtimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në vendngjarje po operojnë 40 zjarrfikës me 15 mjete zjarrfikëse, ndërsa janë angazhuar edhe njësitë speciale EMAK. Gjithashtu, në zonë ka mbërritur një ekip i EMAK nga Lamia dhe është dhënë urdhër për ndërhyrjen e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Zjarrvënies (DAEE), për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME