Categories Lajme

Shpërthen rafineria e naftës, një humbje jete, dhe 5 të plagosur

Së paku një person ka v dekur dhe pesë të tjerë janë pl agosur nga një s hpërthim në një rafineri të naftës së papërpunuar Petromidia në Rumani. Shkaqet e shpërthimit që ndodhi më 2 korrik ende janë duke u hetuar, thonë zyrtarët.

Pamjet e publikuara nga televizioni Digi24 TV nga një plazh aty afër të cilat janë dërguar nga një turist, tregonin tymin e zi që ngrihej lartë.Rafineria është në pronësi të Rompetrol, pjesë e Grupit Ndërkombëtar KazMunayGas të Kazakistanit.

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrin, tha Silviu Cosa, prefekti i qarkut Konstanca ku ndodhet Petromidia. Ai tha se zjarri nuk paraqet rr ezik për një shpërthim të ri.

Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu, tha se ka udhëzuar zyrtarët qeveritarë të vlerësojnë gjendjen në terren nëse është e nevojshme, të bëhet evakuimi i turistëve dhe banorëve tjerë.

Rafineria është ndërtuar gjatë komunizmit vetëm disa kilometra në veri të portit të Konstancës në Detin e Zi dhe në afërsi të Mamaia, vendpushimi më i madh detar i vendit. Ministri i Mjedisit i Rumanisë, Barna Tancos, tha për mediat se shpërthimi nuk përbën rrezik të menjëhershëm për njerëzit, por r reziku i një a ksidenti të madh mjedisor është ende i lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME