Categories Covid-19, Lajme

Shqipëria asnjë rast të identifikuar me Delta, epidemiologu: S’ka vend për panik

Përhapja e gjerë në Europë dhe në Ballkan e variantit të ri indian të COVID-19, njohur si varianti Delta, ka shkaktuar një valë paniku në popullatën shqiptare. Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi në parlament se në Shqipëri nuk ka asnjë të infektuar me variantin e dytë Indian, porse frika është e madhe dhe qeveria deklaron se është në alertë dhe me këtë argument vijon të mbajë në fuqi masat kufizuese.

Por për ekspertin epidemiolog, Ilir Alimehmeti nuk ka vend për panik pasi varianti delta është shumë më pak vdekjeprurës se variantet e mëhershme të COVID-19. Eksperti i referohet studimeve serioze të kryera nga Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, E.C.D.C, si dhe treguesve të pandemisë në Britaninë e madhe ku varianti delta zë mbi 90% të totalit të infektimeve.

Alimehmeti thotë se është vërtetuar shkencërisht se imuniteti natyror pas infektimit nga COVID-19 ofron një mbrojtje shumë të mirë ndaj variantit Delta e po kështu edhe vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca, me dy doza. por kjo sipas tij nuk mund të thuhet ende për vaksinat e pacertifikuara nga organizmat ndërkombëtare si Coronavac me të cilën është vaksinuar mbi 70% e popullatës shqiptare.

Në harkun e 15 muajve të kohëzgjatjes së pandemisë në Shqipëri nuk është kryer asnjë studim që të tregojë saktësisht se sa është përqindja e popullatës që e ka kaluar virusin dhe është imunizuar. Krejt ndryshe po vepron Kosova që ka nisur studimin e seroprevalencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME