Categories Lajme

Shpërthen Rovena Dilo: Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi po më vjedhin pronën!

Rovena Dilo ka folur publikisht për një proces gjyqësor në të cilin është përfshirë ajo dhe familja e saj. Gjatë intervistës në emisionin “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, këngëtarja tregoi se partitë politike janë bërë bashkë.

Rovena Dilo: Unë jam në një gjyq, në një gjyq shumë të padrejtë, jo më larg se një muaj përpara kryegjyqtari i treshes që kishte gjyqin tim u hoq nga vetingu, ai quhej Ilir Mustafai. Ai ishte nga ato gjykatës që ishte totalisht i blerë dhe i shitur, është tragjedi shumë e madhe të kesh përballë gjykatës që e dinë çfarë verdikti do japin nuk ke as ku të drejtohesh as ku të kërkosh ndihmë dhe të shikosh vjedhjen e pronës tënde, nënës tënde, të tezeve të tua, të kushërirave të tua të para të gjyshit tënd nga mafioz, nga trima, nga të fortë të politikës shqiptare që dihet se kush janë.

I them dhe emrat po të doni , emrat e atyre që gjoja e kanë blerë tokën, Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi. PD dhe PS janë bërë fort të dy bashkë dhe këta njerëz luftojnë kundër pronarëve të ligjshëm të familjes sime, ndëpërmjet një truku të shëmtuar.

Gjyqi është shumë i thjeshtë që nëqoftëse nuk do të kisha ato përballë do kishte mbaruar tani. Iku Ilir Mustafai tani kemi një treshe tjetër tani janë tre gjygjtarë të tjerë. Unë shpresoj shumë që ato mos ç’nderojnë emrin e tyre, familjes së tyre, fëmijëve të tyre mos i lënë pengje dhe barra të tilla. Të fortët sot janë sot nuk janë, nesër nuk i dihet ku do jenë por pronarët shqiptarë që kanë qenë pronar, që kanë marrë gjëra atyre nuk duhet ti merret as jeta as prona, janë bërë shumë padrejtësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME