Një shpërthim më lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e të enjtes në Lezhë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në rrugën e Shengjinit, ku në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit Liman Gjoka, biznesmen në fushën e ndërtimit dhe banues në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

